DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohen tre persona për disa vjedhje të rënda në Gjilan dhe rajone të tjera të Kosovës – njëri shtetas i Shqipërisë

26 Gusht 2026
A A
Arrestohen tre persona për disa vjedhje të rënda në Gjilan dhe rajone të tjera të Kosovës – njëri shtetas i Shqipërisë
Share on Facebook

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe si pjesë e një grupi kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë në rajonin e Gjilanit dhe në rajone të tjera të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe intensiv, të zhvilluar nga Hetuesit Policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Nga tre të arrestuarit, dy janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa një është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore kanë vepruar së bashku, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke kryer disa vjedhje të rënda në rajonin e Gjilanit, ndërsa dyshohet se janë të përfshirë edhe në raste të ngjashme në rajone të tjera të Kosovës.

Ndërkohë, një person tjetër, i njohur për Policinë dhe i dyshuar për përfshirje në grup, është identifikuar dhe është vënë në kërkim policor me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

Në kuadër të hetimit janë realizuar bastisje në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Gjatë bastisjeve dhe hetimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë pajisje që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe maskim, si dhe mjete për hapjen me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera, me qëllim të kryerjes së vjedhjeve.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndaj tyre janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com