Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me inicialet A.B. është ndaluar sot, rreth orës 01:00.
Gjatë verifikimeve, është konstatuar se ai kërkohej nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, në lidhje me raste të vjedhjes.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe hetuesit kanë kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka nxjerrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.
