Një 22-vjeçar nga Kosova është arrestuar të premten në Shkup, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, G.K. u arrestua rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit, nga zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
Ai kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.
“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase.
