Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka hapur profile false në emër të një gruaje kosovare.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
