Një person është arrestuar të enjten në Zubin Potok, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar personin e dyshuar gjatë ditës së enjte.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
