DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant

12 Shtator 2026
A A
Arrestohet i dyshuari për të shtëna me armë zjarri në Klinë
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 37-vjeçar, V.K., shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi një shtetas të Kosovës, duke i shkaktuar lëndime.

Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në në një restorant në Shtërpcë. Policia tha se sulmi erdhi pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy personave.

“Në bazë të hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi personin S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha policia.

Ndërkohë, edhe i dyshuari V.K. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari V.K. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com