Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë pasi i njejti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Në raport thuhet se është konstatuar se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, më pas viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
