DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet polici, dyshohet për dhunë ndaj të miturit

1 Maj 2025
A A
Arrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij marihuanë e kokainë
Share on Facebook

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor të angazhuar në Stacionin e Policisë Kufitare në Glloboçicë, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari të moshës së mitur jashtë orarit të punës.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë pranuar dje informacione që ngritën dyshime për përfshirjen e zyrtarit policor në një incident që rezultoi me lëndime të lehta trupore për të miturin. Menjëherë pas pranimit të informatave, janë ndërmarrë veprime paraprake hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Bazuar në dyshimet e arsyeshme, IPK konfirmon se ndaj zyrtarit të dyshuar është iniciuar hetim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me urdhër të prokurorit kompetent, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Përveç ndalimit, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë zyrtarin policor në fjalë, në përputhje me kompetencat ligjore dhe për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm të hetimeve pa ndërhyrje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 023)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com