Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Ahmeti, ka ndarë me krenari një lajm që, sipas tij, po sjell arsye të re për buzëqeshje në çdo cep të qytetit. Ai është mburrur me asfaltimin e një cope rruge që mezi arrin gjatësinë e një parkingu supermarketesh, por që për të përfaqëson një “ndryshim të madh”.
“Një investim i vogël që sjell ndryshim të madh për qytetarët tanë”, ka shkruar Ahmeti, teksa ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet një makinë për shtypjen e asfaltit duke përfunduar punën në një rrugicë që përfundon drejt në kaçube me gjasë një lloj rruge.
Rruga ndodhet pranë Sallonit të të Pames në Shtime.
