DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AUV: Gjatë inspektimit në “VITA”, u konstatuan mospërputhje, nuk është marrë vendim për mbyllje

2 Korrik 2026
A A
AUV: Gjatë inspektimit në “VITA”, u konstatuan mospërputhje, nuk është marrë vendim për mbyllje
Share on Facebook

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas AUV-së, inspektimi kishte për qëllim verifikimin e përputhshmërisë së aktivitetit të operatorit me kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrollit, inspektorët kanë marrë mostra të qumështit UHT me afat të gjatë përdorimi, si dhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

Në njoftim thuhet se, pas verifikimit të dokumentacionit, kontrollit fizik të objektit dhe inspektimit të linjave të prodhimit, është konstatuar se operatori ushtron veprimtari të përpunimit të qumështit në bazë të autorizimit përkatës, por në objekt janë instaluar edhe linja për prodhimin e produkteve me origjinë shtazore dhe me bazë qumështi, duke përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe lëndë të tjera ndihmëse.

Po ashtu, AUV bën të ditur se subjekti disponon sasi të konsiderueshme të lëndëve të para dhe produkteve, përfshirë qumësht UHT, qumësht pluhur, proteina qumështi, hirrë qumështi dhe vaj palme.

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

Sipas Agjencisë, është konstatuar gjithashtu se subjekti nuk posedon autorizim të veçantë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi për qëllimet e deklaruara në etiketim, ndërsa disa elemente të procesit kërkojnë vlerësim të mëtejshëm nga autoritetet kompetente.

AUV thekson se në këtë fazë nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e subjektit.

“Inspektimi ka konsistuar vetëm në verifikim dhe marrje mostrash, ndërsa vlerësimi i plotë dhe konstatimet përfundimtare do të bëhen pas pranimit të rezultateve laboratorike, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurës inspektuese, subjektit i është lënë vendim për të respektuar dhe zbatuar kërkesat e legjislacionit në fuqi, përfshirë udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ritheksoi se mbrojtja e shëndetit publik dhe siguria ushqimore mbeten prioritet institucional, ndërsa rezultatet laboratorike do të përcaktojnë veprimet e mëtejshme administrative dhe ligjore ndaj subjektit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com