DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AUV-i ndalon shitjen e shpezëve dhe produkteve të bylmetit në tregun e Ferizajt

17 Gusht 2025
A A
Gripi i shpezëve: AUV shton kontrollet në kufi
Share on Facebook

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes inspektorëve veterinarë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar shitjen e produkteve të bylmetit (djathë, gjizë, qumësht i freskët dhe nënprodukte të tjera) në hapësira të pa mbrojtura dhe në temperatura të ambientit, gjatë kontrollit në tregun e gjelbër në Ferizaj.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhej se gjithashtu gjatë kontrollit është konstatuar se disa qytetarë po ushtronin aktivitetin e shitjes së shpezëve në mënyrë të kundërligjshme, duke bllokuarhapësirat e destinuara për lëvizjen e këmbësorëve dhe duke rrezikuar shëndetin publik për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare, transmeton Klankosova.tv.

“Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-120 Për Ushqim, inspektorët kanë ndërmarrë masa për largimin e produkteve të pasigurta nga tregu, si dhe kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së tyre në ato kushte. Për shitësit që nuk respektojnë këto rregulla do të konfiskohen e asgjësohen produktet dhe parashihet sanksionim ligjor”.Në bazë të Ligjit për Ushqimin, Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit si dhe Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shitja e produkteve ushqimore dhe shpezëve apo kafshëve në trotuar është e ndaluar. Inspektorët së bashku me zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e nevojshme, duke i larguar shpezët nga hapësirat publike. Në rastet e përsëritura do të konfiskohen e asgjësohen shpezët dhe do të parashihen sanksionime ligjore”, thuhet në njoftim.

AUV-i shton se do të vazhdojë me kontrolle duke vepruar në çdo rast të shitjes së paligjshme të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe kafshëve apo shpezëve në hapësira publike do të sanksionohet sipas ligjit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com