DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AUV: Mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë, është i sigurt

8 Prill 2025
A A
AUV: Mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë, është i sigurt
Share on Facebook

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë se mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë, është i sigurt.

Përmes një njoftimi, AUV thotë se kishte ndërmarr veprime për të hequr dyshimet për konsumatorët kosovarë, pas raportimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri.

“Me një gjurmim të plotë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike. Sot janë nxjerr rezultatet të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftim.

Më tej, Agjencia e Ushqimit thotë se mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis.

“Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte. Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, thotë më tej AUV.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 514)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com