Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka folur për raportet dhe deklaratat ndërmjet Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, në emisionin “N’Pikë” në DTV MEDIA.
Arifi u shpreh se Haradinaj nuk i është nënshtruar Serbisë dhe nuk do t’i nënshtrohet askujt në politikën kosovare.
“Ramush Haradinaj nuk iu ka nënshtruar Serbisë dhe nuk i nënshtrohet as Albin Kurtit”, deklaroi ai.
Sipas Arifit, vitet e fundit janë sulmuar pothuajse të gjitha figurat kombëtare në Kosovë. Ai tha se edhe Rifat Jashari është sulmuar publikisht, duke përmendur reagimet pas pjesëmarrjes së tij në dasmën e Shkëlzen Jasharit, djalit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.
Tutje, Arifi foli edhe për sakrificën e familjes Haradinaj gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se, nëse dikush shkon te familja Haradinaj, oborri i tyre është i mbushur me varret e familjarëve të vrarë gjatë luftës.
Në intervistë, ai përmendi edhe emrat e të rënëve për lirinë e Kosovës, duke theksuar se sakrifica e tyre nuk duhet harruar dhe as të përdoret për përçarje politike.
