DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati Gashi: Opozita bëri autogol, shteti nuk mund të mbetet pa qeveri

17 Prill 2025
A A
Avokati Gashi: Opozita bëri autogol, shteti nuk mund të mbetet pa qeveri
Share on Facebook

Avokati Tomë Gashi mosvotimin e Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve nga ana e partive opozitare PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, e quajti “autogol politik” të tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi, tha se Kosova nuk mund të mbetet pa qeveri, duke theksuar se qytetarët kanë votuar që të formohen institucionet dhe jo të bllokohen.

“Mosvotimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve ka qenë jashtëzakonisht befasuese. Partitë opozitare, përveç Nismës Socialdemokrate, janë thirrur që kinse kryeministri dhe ministrat nuk kanë dhënë dorëheqje. Faktikisht, ata kanë dhënë në ditën që KQZ-ja ka konfirmuar zgjedhjet. Në ato moment që janë certifikuar është dorëheqje, mirëpo ne duhet të kemi qeveri në detyrë. Për të njëjtën punë është njoftuar zyra përkatëse. Është një autogol i të gjitha partive opozitare që nuk e votuan këtë komision”, tha Gashi.

Sipas avokatit Gashi, në këto kushte vendi ka një qeveri në detyrë, e cila ka mandat për të kryer funksionet institucionale deri në dorëzimin zyrtar të pushtetit.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shkelje ligjore nga ana e qeverisë në detyrë, ndërsa përgjegjësinë për krizën aktuale e bartin partitë që refuzuan të votojnë raportin për verifikimin e mandateve.

“Në atë moment që certifikohen zgjedhjet kemi qeveri në detyrë dhe aty është për të kryer funksionet institucionale. Duhet të bëhet dorëzim-pranimi i posteve. Ne kemi një qeveri në detyrë. Do të duhej t’ia dorëzojë mandatin atij që fiton zgjedhjet. Asnjë bartës posti nuk mund ta lëshojë punën pa ardhur dikush ta zëvendësojë. Nuk mund të mbetet shteti pa qeveri. Nuk ka shkelje ligjore dhe shkelje të kushtetutës nga ana e kryeministrit, as ministrave, përveç se ka shkelje ligjore dhe kushtetuese nga ana e atyre që nuk e kanë votuar komisionin”, tha Gashi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 550)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 662)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com