DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Popullit jep detajet nga prezantimi në Hagë i raportit mbi funksionimin e DhSK-së dhe ZPS-së

12 Qershor 2026
A A
Avokati i Popullit jep detajet nga prezantimi në Hagë i raportit mbi funksionimin e DhSK-së dhe ZPS-së
Share on Facebook

Avokati i Popullit i Kosovës (IAP), në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Hagë, organizoi prezantimin e raportit preliminar të pavarur mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Raporti u prezantua nga ekspertët e angazhuar nga “Bar Human Rights Committee of England and Wales” (BHRC), organizatë me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, e cila ishte mandatuar nga IAP për të kryer një vlerësim të pavarur nga perspektiva e të drejtave të njeriut.

Siç bën me dije IAP, në konferencë morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të ambasadave të shteteve të ndryshme evropiane, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar për çështjet që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në fjalën e tij hyrëse, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe theksoi se organizimi i kësaj konference është udhëhequr nga dy konsiderata themelore.

“Së pari, ai vuri në pah se funksionimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar ngre çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, të cilat tejkalojnë interesin kombëtar dhe prekin komunitetin më të gjerë evropian të të drejtave të njeriut, duke qenë të lidhura ngushtë me mbrojtjen e vlerave demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore”.

“Së dyti, Avokati i Popullit theksoi se qëllimi i porositjes së raportit ishte ofrimi i një analize të pavarur dhe shtesë mbi funksionimin e këtyre institucioneve nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Ai nënvizoi se kjo çështje ka rëndësi jo vetëm për Kosovën, por edhe për institucionet e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh rolin qendror që të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit zënë në sistemin e vlerave evropiane”, thuhet në njoftimin e IAP-së.

Po ashtu, Qelaj rikujtoi në konferencë se “vlerësimi paraprak i pavarur iu besua BHRC-së për shkak të ekspertizës së saj të njohur ndërkombëtarisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe shprehu kënaqësinë që raporti u prezantua drejtpërdrejt nga autorët e tij”.

Ai shprehu bindjen se gjetjet dhe rekomandimet e raportit “do të jenë të dobishme për institucionet relevante dhe do të kontribuojnë në forcimin e besimit publik, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut brenda institucioneve të mbështetura dhe financuara nga Bashkimi Evropian”.

Me këtë rast, Avokati i Popullit theksoi se raporti përfaqëson ekskluzivisht analizën, gjetjet dhe rekomandimet e autorëve të tij. Ai nënvizoi se “Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ushtruar asnjë ndikim mbi përmbajtjen e raportit, duke garantuar pavarësinë e plotë profesionale dhe intelektuale të procesit të vlerësimit”.

Duke folur për rëndësinë e raportit, Avokati i Popullit vlerësoi se gjetjet e tij meritojnë vëmendje serioze nga të gjitha palët relevante, duke theksuar se “shqyrtimi i pavarur dhe analiza kritike janë elemente thelbësore të shoqërive demokratike”.

“Kritika e bazuar në fakte dhe standarde ndërkombëtare synon përmirësimin dhe fuqizimin e institucioneve, ndërsa përpjekjet për të delegjitimuar mbikëqyrjen e pavarur ose për të kufizuar zërat kritikë mund të dobësojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, u shpreh Qelaj mes tjerash në fjalën e tij.

Në përmbyllje, Avokati i Popullit theksoi se “pavarësia e drejtësisë dhe kontrolli demokratik nuk janë koncepte kundërthënëse, por parime që plotësojnë njëra-tjetrën”.

“Vetëm një sistem drejtësie që është njëkohësisht i pavarur, transparent dhe i hapur ndaj vlerësimit të pavarur mund të garantojë besimin e publikut dhe respektimin e standardeve më të larta të sundimit të ligjit”, u shpreh Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj.

Gjatë konferencës, ekspertët e BHRC-së, Dr. Gus Waschefort dhe Ms. Lauren Lederie prezantuan gjetjet kryesore të raportit preliminar, përkatësisht prezantuan gjetjet lidhur me strukturën institucionale të DhSK, gjetjet lidhur me lirimin e përkohshëm, gjetjet lidhur me të drejtën për një gjykatë kompetente të pavarur dhe të paanshme të themeluar me ligj, gjetjet lidhur me çështjen e pranueshmërisë së provave dhe gjetjet lidhur me parimin e ligjshmërisë. Të gjitha këto çështje janë të qasshme për publikun në linkun e raportit https://sl1nk.com/d0ag1f7

Pas prezantimit, u zhvillua një diskutim i gjerë dhe konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve diplomatikë dhe ekspertëve që kanë hartuar raportin. Debati u fokusua në çështjet e ngritura në raport, sfidat e identifikuara dhe rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 714)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com