DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Popullit shpreh shqetësime për punën e Gjykatës Speciale në takim me Trendafiloven

14 Maj 2025
A A
Behrami kritikon Gjykatën Speciale: E paska rikthyer kohën e Millosheviqit
Share on Facebook

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ku ka ngritur një sërë shqetësimesh të rëndësishme lidhur me funksionimin dhe standardet e kësaj gjykate.
Sipas një komunikate të këtij institucioni, në fokus të diskutimit ishin garantimi i një gjykimi të drejtë dhe i paanshëm sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, barazia e palëve në procedurë, si dhe mënyra e sigurimit dhe përdorimit të provave, sidomos ato të siguruara nga Republika e Serbisë.
Qelaj thuhet se vuri në pah dyshimet mbi besueshmërinë e këtyre provave, duke theksuar se qëndrimi i shtetit serb ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndikojë në kredibilitetin dhe objektivitetin e materialeve të paraqitura në gjykatë.
Një tjetër çështje e ngritur sipas komunikatës, ishte struktura e centralizuar e Dhomave të Specializuara, e cila sipas tij mund të cenojë pavarësinë e shkallëve të ndryshme gjyqësore dhe të drejtat për mjete efektive juridike. Ai theksoi se vendosja e Dhomës Kushtetuese brenda kësaj strukture sfidon ndarjen e pushteteve dhe vlerësoi se kjo nuk përputhet me frymën e standardeve ndërkombëtare.
“Avokati i Popullit ngriti shqetësime edhe për rolin e tij brenda kësaj strukture, duke vlerësuar se kjo bie ndesh me Parimet e Parisit, që kërkojnë që ky institucion të jetë plotësisht i pavarur dhe i pandikuar nga ndonjë autoritet tjetër”, thuhet në komunikatë.
Ndër shqetësimet tjera të përmendura ishte edhe praktika e përgjimit të bisedave dhe vizitave në paraburgim, që sipas tij cenon privatësinë dhe mund të ndikojë në efektivitetin e mbrojtjes ligjore.
Qelaj kritikoi gjithashtu kohëzgjatjen e gjatë të paraburgimit dhe mungesën e alternativave të tjera, duke vënë në dyshim besimin e Gjykatës ndaj institucioneve të Kosovës për zbatimin e masave alternative.
Në takim u theksua edhe çështja e kompensimit të viktimave, duke vënë në dukje trajtimin e pabarabartë në raport me rastet që gjykohen në Kosovë, çka sipas Avokatit të Popullit cenon parimin e barazisë përpara ligjit.
Në përmbyllje, Qelaj theksoi nevojën për më shumë transparencë dhe informim të publikut në lidhje me punën e Dhomave të Specializuara dhe shqetësimet që prekin të drejtat themelore të njeriut. Ai u zotua se Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të ngre zërin sa herë që cenohen të drejtat e qytetarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 304)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com