DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Veselit: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së ka vepruar si një ekip

22 Shtator 2026
A A
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share on Facebook

Avni Bytyqi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka folur për mënyrën se si kanë funksionuar ekipet e mbrojtjes gjatë gjykimit.

Bytyqi ka thënë se katër të akuzuarit nuk kanë pasur një ekip të përbashkët mbrojtës, pasi rregullat e gjykatës kërkojnë që secili prej tyre të ketë ekipin e vet.

Megjithatë, sipas tij, ekipet kanë bashkëpunuar gjatë gjithë procesit, nga procedurat paraprake deri te shpallja e aktgjykimit.

“Edhe pse në letër të ndara, kanë ndërvepruar si një ekip”, ka shkruar Bytyqi.

Ai ka shpjeguar se ekipet kanë koordinuar parashtresat, ankesat, hetimet, intervistimet dhe strategjitë e mbrojtjes. Sipas tij, gjatë dëgjimit të dëshmitarëve, ekipet janë angazhuar edhe për çështjet që ndërlidheshin me përgjegjësinë komanduese dhe prova të caktuara.

Bytyqi ka thënë se ky koordinim ka mundësuar që ekipet të ishin më efikase dhe që secili ekip të kishte më shumë kohë për mbrojtjen e të akuzuarit që përfaqësonte.

Në pjesën tjetër të deklarimit, ai ka kritikuar mungesën e, siç e quan ai, prezencës së shtetit të Kosovës në këtë proces, duke e krahasuar atë me rastin e Kroacisë.

“Në dallim prej Kroacisë, në Hagë ka munguar prezenca e shtetit të Kosovës. Besoni, nuk e them për kritikë, por ky është realiteti. Të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara kanë qenë jetimë në plotë kuptimin e fjalës”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se obligimi i shtetit ndaj qytetarëve që ekstradohen jashtë vendit, sipas tij, nuk ndryshon pavarësisht qëndrimeve të politikanëve për ligjet përkatëse.

Bytyqi ka bërë thirrje që Kosova të marrë përgjegjësi në këtë proces, ndërsa ka kundërshtuar politizimin dhe përçarjen rreth çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Ai gjithashtu e ka cilësuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara si skandaloz dhe ka pretenduar se ai ka kriminalizuar luftën e UÇK-së për interesa politike të shteteve që e kanë sponsorizuar gjykatën.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 320)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com