DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë

11 Tetor 2026
A A
Bajrami publikon statistika të frikshme për energjinë: Humbjet janë rritur deri në 15 fish
Share on Facebook

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj sulmeve dhe etiketimit publik të gazetarit dhe moderatorit Fidan Jupolli, duke i cilësuar ato si të papranueshme në një shoqëri demokratike.
Bajrami ka akuzuar partinë në pushtet për përpjekje për të frikësuar dhe delegjitimuar gazetarët kur raportimi apo qëndrimet e tyre nuk i përshtaten pushtetit

Ajo ka theksuar se liria e medias duhet të garantohet nga ligji dhe institucionet, duke shtuar se gazetarët nuk duhet të sulmohen vetëm pse ushtrojnë profesionin e tyre.

Reagimi i plotë:

Është e shëmtume dhe e papranueshme në demokraci kur politikanët i sulmojnë gazetarët, i linçojnë publikisht e i etiketojnë si pjesë të ndërmarrjeve kriminale, si njerëz të Rusisë e të Serbisë. Kjo është tentim me i delegjitimu e me i frikësu gazetarët pse po e bajnë punën e tyne.

Në demokraci, gazetarët s’duhet me pasë nevojë me dalë dikush me i mbrojtë sa herë që një politikani s’i pëlqen çka thonë ose çka publikojnë. Ata duhet me u mbrojtë prej ligjit, prej institucioneve të shtetit e, mbi të gjitha, me u mbështetë në punën e tyne profesionale, etike e ligjore

Po, kur gjendja vjen deri këtu, s’kemi qare pa dalë në mbrojtje të gazetarëve. S’kemi qare pa reagu kur tentohet me u mbyllë ndonjë emision televiziv, kur kërcënohet ekzistenca e një televizioni e tash kur në shënjestër vihet moderatori Fidan Jupolli, i cili po përballet me sulme që duken të organizume e të orkestrume prej partisë në pushtet.

E ironia ma e madhe? Prej asaj partie që për një kohë të gjatë e ka promovu veten në atë studio, që pothuajse çdo natë e ka pasë të njëjtin moderator tue ua dhanë hapësirën e vet, e që tash po e sulmon pikërisht atë

Pra, kur të konvenon, gazetari është i mirë, studioja është e mirë e emisioni është i mirë. Kur s’të konvenon ma, gazetari bahet armik, pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, njeri i Rusisë a i Serbisë.

Kjo s’ka lidhje me demokracinë. Kjo është logjika e pushtetit që e don median veç kur i shërben, e kur ajo s’i shërben ma, mundohet me e frikësu e me ia mbyllë gojën!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com