DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: Kurti e VV-ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë

22 Tetor 2026
A A
Bajrami: Kurti e VV-ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka kritikuar qeverinë e vendit, lidhur me autostradën e Gjilanit, por edhe me situatën në disa rrugë të tjera.

Bajrami, ka thënë pavarësisht premtimeve të përsëritura, projekti ende s’ka përfunduar.

‘‘Çështja ka të bëjë me autostradën e Gjilanit, kanë kaluar më shumë se 8 vite nga fillimi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, ndërsa projekti vazhdon të jetë ende i papërfunduar. Pavarësisht afateve dhe premtimeve të përsëritura çështja ka të bëjë pikërisht me gjendjen, vonesat dhe përgjegjësitë, dhe një afat të saktë se kur do të përfundojë kjo rrugë’’, ka deklaruar ajo.

Bajrami, ka kujtuar premtimin e kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2023, se autostrada e Gjilanit do të përfundonte atë vit, duke thënë se kryeministri dhe të tjerë nga VV’ja, duhet të kërkojnë falje qytetarëve për mosrealizimin e këtij projekti.

‘’Besoj iu kujtohet të gjithëve me 21 korrik 2023, kryeministri Albin Kurti, atëherë me të gjitha nivelet e pushtetit sikurse edhe sot, ka dalë me premtimin se autostrada po bëhet dhe po hapet këtë vit, fiks para 33 muajsh. Atëherë konsideroj që qoftë Albin Kurti, qoftë pjesëtarët e tjerë të qeverisë, pse jo edhe deputetë të VV’së, kanë për obligim që të iu dalin përballë qytetarëve të Kosovës, dhe të kërkojnë falje për vonesat e shkaktuar në realizimin e këtij projekti. Dhe nuk është vetëm kry projekt, gjendje të njëjtë e kemi rrugën për Pejë, Podujevë, Mitrovicë, dhe mungesën e ndonjë projekti të ri të filluar në 6 vitet e fundit, dhe të përfunduar’’, ka shtuar ajo.

Deputetja e LDK’së, ka thënë se është shqetësuese se si shfrytëzohen taksat, dhe se, siç ka thënë ajo, vetëm 200 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale nga 1 miliard të parapara.

‘’Ky është shqetësim, mënyra si po shfrytëzohen taksat e qytetarëve. Në seritë kohore të Ministrisë së Financave, shihet se nga 1 miliard të parapara për investime kapitale deri me 1 shtator të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 200 milionë euro’’, ka thënë Bajrami.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 171)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com