DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami për vdekjen e tre punëtorëve në KEK: Nëse ka pasur neglizhencë, të ketë përgjegjësi

20 Gusht 2026
A A
Bajrami publikon statistika të frikshme për energjinë: Humbjet janë rritur deri në 15 fish
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së tre punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në më pak se dy muaj.

Bajrami ka thënë se tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Në më pak se dy muaj, vetëm në KEK tre punëtorë humbën jetën në vendin e punës. Tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar nga organet përgjegjëse që rastet të hetohen seriozisht dhe të sqarohen rrethanat në të cilat kanë ndodhur.

“Nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë, të ketë përgjegjësi për secilin”, ka theksuar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu nga KEK-u dhe kompanitë e tjera publike e private që të bëjnë më shumë për sigurinë dhe kushtet e punës.

Sipas saj, Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 688)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 735)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com