DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: Shkyçja e mbi 1300 bizneseve nga energjia është politikë shkatërruese e Albin Kurtit

16 Gusht 2025
A A
Bajrami: Shkyçja e mbi 1300 bizneseve nga energjia është politikë shkatërruese e Albin Kurtit
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media ka thënë se shkyçja e mbi 1300 bizneseve që ende nuk kanë lidhur marrëveshje me kompanitë private të tregtimit të energjisë elektrike është dëshmi e politikave shkatërruese të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë në lidhje me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve të cilat ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme me kompanitë private që tregtojnë energji elektrike në Kosovë, sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit, sot kur Albin Kurti ka mbi 4 vite e gjysmë pushtet në institucione ka kap secilin prej tyre. Ku tani më ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE, KOST dhe çdo institucion tjetër,” ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar se qytetarët janë dëshmitarë të faturave të fryra për energjinë elektrike.

“Jemi dëshmitarë që me faturat tona të energjisë ne kemi paguar 800 euro për transportin e një MGW orë të energjisë elektrike. Jemi duke paguar edhe sot me baza ditore kompaninë e Vukanović, kemi paguar deri më tani qindra miliona euro kompanisë NOA me vetëm dy punëtorë, kompani kjo që ka arritur që vetëm dy vite pas regjistrimit në Kosovë të jetë në top 10 e kompanive për nga qarkullimi,” ka deklaruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka cilësuar këtë situatë si persekutim të bizneseve.

“Sot shkyçja e dhunshme e kompanive nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike është persekutim, është politikë që shkon vetëm në favor të mafisë energjetike në vend. Ne sot prej këtu i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjerat, që kjo politikë të mos kalojë dhe asesi të mos mbetet e pa ndëshkuar. Nga këto politika do të vijë një valë e re e inflacionit,” ka përfunduar Hykmete Bajrami.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 296)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com