DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bali Muharremaj: Suhareka u përball me sfida të mëdha gjatë mandatit të fundit

12 Shtator 2025
A A
Bali Muharremaj: Suhareka u përball me sfida të mëdha gjatë mandatit të fundit
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin politikë n’pikë në Dtv Media ka diskutuar edhe për sfidat më të mëdha me të cilat u përball komuna gjatë mandatit të tij.

Ai theksoi se dy sfida kryesore ishin menaxhimi i buxhetit dhe çështjet lidhur me pronat komunale.

Sipas Muharremajt, një nga sfidat më të mëdha ka qenë problemi me buxhetin. Ai shpjegoi se komuna ka marrë një shumë prej 8 milionë e 740 mijë euro nga buxheti i Kosovës për realizimin e projekteve të ndryshme, por kjo ka krijuar një tension të konsiderueshëm pasi këto mjete ishin planifikuar për punë dhe investime të tjera të rëndësishme. “Ka qenë një sfidë e madhe për ne, pasi këto mjete ishin të nevojshme për realizimin e projekteve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Suharekë,” tha ai.

Sfida tjetër e madhe ka qenë çështja e pronës. Komuna ka pasur në dispozicion një truall prej 31 hektarësh që ishte planifikuar për ndërtimin e disa infrastrukturave kyçe, si stadiumi i shtetit, sallat sportive dhe tregu javor. Megjithatë, një pengesë ka qenë marrja e këtij trualli nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që ka shkaktuar një problem të madh për komunën në lidhje me menaxhimin e pronës dhe caktimin e përdorimeve të tjera.

“Në fillim patëm vështirësi  por ne jemi munduar të gjejmë një zgjidhje dhe të realizojmë projektet ashtu siç kishim parashikuar,” shtoi Muharremaj.

Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, ai shprehu besimin se komuna ka arritur të përfundojë shumë projekte dhe të mbajë premtimet e dhëna për qytetarët, duke siguruar që Suhareka të vazhdojë të ecë përpara me zhvillimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com