DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Balje: Kurti më ofroi post të ministres, por s’jam duke pritur më

5 Qershor 2025
A A
Balje: S’kemi pasur takime, partitë shqiptare po i kryejnë matematikat e tyre mes vete, pastaj me ne
Share on Facebook

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka rrëfyer detaje nga takimet që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku ka treguar se iu ofrua posti i ministres, por thotë se mënyra se si është trajtuar më pas ka bërë që të mos e pranojë më një ofertë të tillë.

“Në fillim kemi pasur një takim me partinë time, ku kemi folur në përgjithësi për planin për të formuar qeverinë dhe nevojat tona. Në takimin e dytë kam menduar se do të jem vetëm me Albinin për të biseduar më konkretisht dhe për të përcjellë një kërkesë që e kam marrë nga terreni. Për këtë kërkesë, disa më kanë parë si armike të shtetit”, ka deklaruar Balje në Debat Plus.

Ajo ka treguar se në takim ishin të pranishëm edhe dy deputetë të komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi dhe Rasim Demiri, dhe se i ka bërë të qartë Kurtit që nuk do të votonte ligje që i konsideron të papranueshme, edhe nëse arrihet një marrëveshje.

“Në atë moment, Kurti më tha: ‘Ti e ke vendin e ministres’. Nuk e di si e ka thënë, nëse për të më larguar nga Kuvendi… Por unë kam qenë e sinqertë me VV-në dhe nuk e kam merituar trajtimin që e kam sot”, ka theksuar ajo.

Sipas Baljes, pas premtimit për një post ministror, i ishte thënë se do ta thërrisnin në orën 10:00 për të caktuar ministrinë përkatëse, por një telefonatë e tillë nuk ka ardhur kurrë.

“Ne kemi pritur, por deri tash s’ka pasur asnjë thirrje. Tash nuk jemi duke pritur më. Edhe nëse vjen ajo ofertë, nuk e pranoj më. Atëherë po”, ka shtuar Balje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 257)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com