DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Banori i Shallcit ankohet për mungesën e ujit dhe gjendjen e rrjetit elektrik

24 Gusht 2026
A A
Banori i Shallcit ankohet për mungesën e ujit dhe gjendjen e rrjetit elektrik
Share on Facebook

Një banor nga fshati Shallc i Komunës së Vushtrrisë ka adresuar një ankesë në Gazetën lidhur me mungesën e ujit të pijshëm dhe gjendjen e rrjetit elektrik në fshat.

Gëzim Haliti, banor i këtij fshati, thotë se ujësjellësi ka vendosur orëmatësit për amvisëritë, por furnizimi me ujë, sipas tij, mungon pothuajse vazhdimisht.

“Na kanë vendosur orët e ujësjellësit, por ujë nuk kemi pothuajse kurrë. Nuk kemi ujë as për t’i larë sytë”, ka thënë ai.

Sipas Halitit, banorët detyrohen të përdorin ujin e puseve, por edhe furnizimi nga bunarët nuk është i qëndrueshëm.

Përveç problemit me ujin, ai ka ngritur shqetësim edhe për gjendjen e shtyllave elektrike në fshat. Ai pretendon se shumica e tyre janë në gjendje të dobët dhe se gjatë erërave, ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta.

“Me shtyllat elektrike, gjithçka e kemi në gjendje të keqe. Mjafton të fryjë një erë dhe të gjithë mbesim në terr. Pothuajse të gjitha shtyllat janë të dëmtuara. Vetëm dy janë ndërruar, ndërsa të tjerat vazhdojnë të jenë në gjendje të keqe”, ka deklaruar ai.

Banori kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të përmirësuar furnizimin me ujë dhe gjendjen e infrastrukturës elektrike në fshat.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com