DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Baraliu: As Kushtetuesja e as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

15 Maj 2025
A A
Baraliu: As Kushtetuesja e as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe
Share on Facebook

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

Baraliu ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive kryesore është sinjal konstruktiv, por kritikoi mungesën e vullnetit për zgjidhje.

Sipas tij, presidentja ka përmbushur obligimin kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve.

“Është pozitiv fakti që kanë shkruar, i janë përgjigjur ftesës së presidentes përfaqësuesit e partive kryesore politike. Dhe ka pasur një debat atje, të qetë dhe ky është pika fillestare. Mbase do të shohim se si presidentja e vendit do të veproj në të ardhmen, pasi të takohet edhe me përfaqësuesit e partive të komuniteteve pakicë. Mendoj që vetë takimi me të gjitha partitë është rast i mirë, është mundësi e mirë dhe fundi është obligim kushtetueses e presidentes, që të kujdeset për mbarëvajtjen dhe funksionimin e mirë të institucioneve. Dhe ajo këtë e ka bërë. Do të duhej që subjekte politike të reflektojnë, të ndryshojnë strategji. Për mua strategjia e tyre është kurrfarë strategjie. Është ani-strategji, është zhgënjyese në relacionin me qytetarin…”, ka thënë Baraliu.

Tendenca e partive për ta zhvendosur përgjegjësinë te presidentja dhe për ta shtyrë atë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sipas Baraliu, mund ta vonojë procesin dhe të shërbejë si mjet për fitim kohe për disa, por në të vërtetë është vetë Kosova ajo që humb nga kjo zvarritje.

Më tej Baraliu ka shtuar se kthimi në zgjedhje nuk është alternativë e duhur, pasi vullneti i qytetarëve është tashmë i shprehur.

“Të ketë lëshim pe nga të gjithë, sepse të dy palët janë pjesë e përgjegjësisë. Dhe kjo kështu nuk ka rrezon. Synietm apo orientimet e përfaqësuesve të partive që të hidhet përgjegjësia dhe barra te presidentja për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo mund të zgjasë, mund ta shtyjë procesin, mund të blej kohë dikush, por mund të humb kohë Kosova. Mendoj që realisht nuk është zgjidhje. As shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje. Sepse është provuar vullneti i qytetarit”, ka shtuar Baraliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com