DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Barometri i BE-së: Ekonomia, papunësia dhe kostoja e jetesës, shqetësimet kryesore të kosovarëve

29 Maj 2025
A A
Autoriteti i Konkurrencës vihet në veprim pas paralajmërimeve për shtrenjtim të produkteve bazë
Share on Facebook

Vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata ekonomike në vend është e mirë dhe se kanë pritshmëri se gjendja përgjatë 2025-ës do të ndryshojë, tregoi Barometri standard i Bashkimit Evropian për pranverën e vitit 2025,

Pyetjes se si do ta vlerësoni situatën aktuale ekonomike në Kosovë, 60 për qind e të anketuarve e kanë konsideruar si shumë të keqe.

Të dhënat e këtij hulumtimi tregojnë se ekonomia, papunësia dhe kostoja e jetesës janë ndër shqetësimet më të theksuara të qytetarëve.

Rritja e çmimeve dhe inflacioni përmenden në mënyrë të përsëritur si problemet më të mprehta që ndihen në jetën e përditshme.

Kur janë pyetur për çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet Kosova aktualisht, shumica e qytetarëve i kanë renditur pikërisht këto sfida ekonomike, duke reflektuar pasigurinë dhe vështirësitë që përjetojnë.

Megjithatë, matja e opinionit publik tregon se niveli i besimit në institucionet vendore është më i lartë sesa në ato të Bashkimit Evropian.

Edhe pse institucionet e BE-së shihen me më pak besim, perceptimi për vetë Bashkimin Evropian mbetet shumë pozitiv: plot 89 për qind e të anketuarve kanë një mendim të mirë për BE-në.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com