DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Basha dhe Prattipati diskutojnë për zhvillimet politike e pagat e RTK-së

26 Nëntor 2025
A A
Basha dhe Prattipati diskutojnë për zhvillimet politike e pagat e RTK-së
Share on Facebook

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik, përfshirë edhe çështjen e pagave të punëtorëve të RTK-së.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, Basha ka shprehur keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët.

Mes tjerash theksohet se një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike.

“Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike”, ka thënë Basha.

Kryeparlamentari gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatin e çmuar të Kosovës dhe siç e ka cilësuar ai, “modelin e përhershëm për vlerat dhe standardet demokratike”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com