DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bashkëshorti i Rita Orës: Shoqja ime më e mirë, rastësisht jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar

26 Shtator 2025
A A
Bashkëshorti i Rita Orës: Shoqja ime më e mirë, rastësisht jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar
Share on Facebook

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të njohura të showbiz-it botëror.

Ata herë pas here janë në qendër të vëmendjes për shkak të daljeve të tyre publike apo për deklaratat që bëjnë për njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Waititi, ai që ka folur për bashkëshorten e tij. Taika ka thënë se ishte një ëndërr për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të këngëtares së famshme, “All Natural”.

Rita u rikthye me këtë këngë të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes, të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”.

Në një intervistë për “The Independent”, fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me partneren si “punën më të lehtë në botë”.

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë. Është thjesht të drejtoja kamerën nga shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën, thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr”, tha Taika Waititi.

Kënga është prodhuar nga Joel Little, producent, muzikant dhe kantautor nga Zelanda e Re. Paralelisht, Ora ka realizuar një mini-dokumentar me regjisoren britanike Stella Scott, ku reflekton mbi origjinën e saj kosovare dhe jetën e fëmijërisë në perëndim të Londrës. Sipas njoftimit për shtyp, “All Natural” hap një “kapitull të ri” në karrierën e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com