DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona

19 Prill 2026
A A
Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona
Share on Facebook

Një operacion i zhvilluar sot në Vushtrri ka çuar në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026, pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, janë kryer kontrolle në 10 lokale dhe 3 shtëpi banimi, në kuadër të dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme të bixhozit.

Të arrestuarit janë:
Arben Muja (49 vjeç), Safet Selaci (41 vjeç), Elvir Makiqi (34 vjeç), Burim Makiqi (41 vjeç), Benjamin Vatovci (34 vjeç) dhe Enis Rrapashtica (27 vjeç).

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:

pajisje elektronike dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit
dokumente dhe dëshmi të tjera relevante për rastin
Të dyshuarit janë arrestuar në vend dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Rasti mbetet në zhvillim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com