Njësitë policore, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë bastisur dy lokacione në Prishtinë nën dyshimin se tre persona janë të përfshirë në një rast që lidhet me armë apo materie plasëse, thuhet në raportin e rregullt ditor të Policisë së Kosovës.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, dokumente identifikuese dhe kartela bankare. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
