DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE e shpall Kosovën vend të sigurt për azil: Aplikimet e kosovarëve do të trajtohen më shpejt

8 Dhjetor 2025
A A
BE: Presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave
Share on Facebook

Kosova futet në listën e përbashkët të BE-së me shtatë vende të tjera; kërkesat për azil do të procedohen në mënyrë të përshpejtuar, por jo automatikisht të refuzuara.

Bashkimi Evropian ka vendosur ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta të origjinës, vendim që u bë i ditur përmes një komunikate të Këshillit Evropian. Ky klasifikim nënkupton se kërkesat për azil nga qytetarët kosovarë do të trajtohen më shpejt dhe përmes procedurave të përshpejtuara.

“Sot, Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi dy aktet ligjore të BE-së, të cilat do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore mbi vendet e sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas Këshillit, vendimi për Kosovën bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore. Megjithatë, pavarësisht futjes në listë, çdo kërkesë për azil do të vazhdojë të vlerësohet individualisht nëse ekzistojnë rrethana specifike për mbrojtje.

Rregullorja e re rishikon edhe konceptin e “vendit të sigurt të tretë”, duke zgjeruar rrethanat në të cilat një kërkesë për azil mund të shpallet e papranueshme dhe të refuzohet. Po ashtu, për herë të parë BE ka miratuar një listë të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës, që lejon shtetet anëtare të procedojnë kërkesat për azil në mënyrë të unifikuar dhe më të shpejtë.

Përveç Kosovës, në listë janë përfshirë edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Për aplikantët nga këto shtete pritet të zbatohen procedura të përshpejtuara, të cilat zakonisht përfundojnë me refuzim të kërkesës ose me zhvendosjen e shqyrtimit në një vend tjetër të sigurt.

Koncepti i “vendit të sigurt të tretë” do t’u mundësojë shteteve të BE-së të refuzojnë kërkesat e atyre që mund të kenë kërkuar mbrojtje në një shtet jo-anëtar, por të konsideruar të sigurt. Rregullorja e re krijon bazë më të gjerë ligjore për këtë praktikë dhe parashikon që vlerësimi i kërkesave të mund të kryhet edhe në vendet e treta.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 588)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 320)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (341)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com