DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE-ja pas vdekjes së Mlladiqit: Ishte kriminel lufte, glorifikimi i tij s’ka vend në Evropë

7 Shtator 2026
A A
BE-ja pas vdekjes së Mlladiqit: Ishte kriminel lufte, glorifikimi i tij s’ka vend në Evropë
Share on Facebook

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në një deklaratë të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, BE-ja shprehu solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre.

“Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë.

Bashkimi Evropian i cilësoi konfliktet e armatosura të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor si ndër momentet më të errëta të historisë së kohëve të fundit të Evropës.

Mlladiqi vdiq teksa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e shpalli fajtor për rolin e tij në krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

BE-ja paralajmëroi kundër glorifikimit të figurës së tij, mohimit të gjenocidit dhe përpjekjeve për rishkrimin e historisë.

“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE apo në vendet kandidate”, theksohet në reagim.

Sipas BE-së, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian ka theksuar se do të vazhdojë t’i mbështesë vendet e rajonit në përpjekjet për pajtim, stabilitet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lidhura me trashëgiminë e konflikteve të së kaluarës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 698)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com