Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në procesin e integrimit.
Gjatë një konference për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Poloni, Kos theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe po i afrohet mbylljes së kapitujve, që përbën një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane.
Ajo nënvizoi se ritmi i reformave dhe angazhimi institucional janë faktorë vendimtarë për ecurinë e mëtejshme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Sipas saj, vendet që po përparojnë me reforma të qëndrueshme kanë perspektivë më të qartë për integrim në familjen evropiane.
