DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bedri Hamza: Jam i bindur që vendimi s’ka qenë i lehtë as për qeverinë amerikane, të bëhemi bashkë për të ruajtur shtetin

12 Shtator 2025
A A
Bedri Hamza: Jam i bindur që vendimi s’ka qenë i lehtë as për qeverinë amerikane, të bëhemi bashkë për të ruajtur shtetin
Share on Facebook

Bedri Hamza i PDK-së, i cili kishte qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit, tha se vendimi i marrë nga Shtetet e Bashkuara për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik s’ka qenë i lehtë as për qeverinë amerikane.

Ai tha se bashkë me marrëdhëniet me SHBA-në po rrezikohet edhe vetë shteti i Kosovës.

“Pezullimi i dialogut strategjik me Kosovën, si pasojë e veprimeve të Qeverisë, shënon periudhën më të errët në historinë e re të Kosovës. Ky është lajm shumë i keq për ne, por njëkohësisht jam i bindur se nuk ka qenë vendim aspak i lehtë as për qeverinë amerikane. Shteti dhe populli i Kosovës nga sot është para një sfide ekzistenciale, ku marrëdhëniet me SHBA-në po rrezikohen seriozisht dhe bashkë me to edhe shteti i Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përjetësisht aleati më i rëndësishëm i Kosovës.

“Ky partneritet është pasuria më e madhe e shtetit tonë. Me SHBA-në e kemi bërë rezistencën paqësore. E kemi bërë luftën dhe e kemi arritur lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin”.

Hamza tha se këto marrëdhënie nuk janë vetëm çështje diplomacie, por janë garancia më e fortë për ekzistencën, stabilitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Ai ka bërë thirrje për tejkalim të egove personale dhe për bashkim për “të ruajtur shtetin”.

“Unë dua të rikonfirmoj se periudhës së mjegullës, kaosit institucional, polarizimit me aleatë dhe ofendimeve ndaj zyrtarëve amerikanë, po u vjen fundi. Apeli im publik mbetet i qartë: duhet t’i tejkalojmë egot personale dhe të bëhemi bashkë për ta ruajtur shtetin tonë. Kosovën duhet ta rikthejmë në rrugën euroatlantike, në partneritet strategjik me SHBA-në dhe BE-në”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com