DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Behgjet Pacolli dorëhiqet nga drejtimi i AKR-së, Vesel Makolli emërohet ushtrues detyre

26 Shtator 2025
A A
Behgjet Pacolli dorëhiqet nga drejtimi i AKR-së, Vesel Makolli emërohet ushtrues detyre
Share on Facebook

Sipas burimeve të DTV MEDIA, Presidenti i deritanishëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), z. Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Z. Pacolli, për shumë vite në krye të AKR-së, ka dhënë një kontribut të veçantë në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës. Ai ka qenë gjithmonë i njohur për vizionin e tij, përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit dhe angazhimin e palodhur në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës brenda dhe jashtë saj.

Aleanca Kosova e Re, nën udhëheqjen e tij, është shndërruar në një forcë që solli ide të reja, projekte konkrete dhe frymë bashkëpunimi në politikën kosovare.

Derisa të mbahet Kuvendi i ardhshëm i partisë, me vendim të strukturave të AKR-së, ushtrues i detyrës së kryetarit është caktuar z. Vesel Makolli. Ai njihet për përvojën e tij politike, korrektësinë dhe integritetin personal, duke u konsideruar si figurë që garanton vazhdimësinë e punës dhe frymës që e karakterizon AKR-në.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 766)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com