Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Bekim Gashi, ka vizituar fshatin Shashkovc, ku ka adresuar një mesazh politik në drejtim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Gashi, nga ky fshat u shpreh:
“I dërgojmë të fala nga Shashkovci Hajrullah Çekut. Ai që nuk e njeh Prishtinën, nuk mund ta udhëheq atë.”
Kjo deklaratë vjen në kohën kur partitë politike janë në mobilizim të brendshëm dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme lokale.
