DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga s’pushoi kurrë

23 Janar 2026
A A
Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga s’pushoi kurrë
Share on Facebook
Bekim Jashari ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar fejesën e djalit të tij, Hamzës. Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka lidhur këtë gëzim familjar me historinë dhe sakrificën për liri, duke e quajtur këtë ngjarje “triumfin e dytë të familjes”, pas betejave për mbrojtjen e pragut të shtëpisë 28 vjet më parë. Ai rikujton fjalët e Hamëz Jasharit se kjo tokë “veç këmbën e shqiptarit e duron”, duke i dhënë një dimension historik dhe kombëtar gëzimit familjar. Postimi i plotë: Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë. Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë, këtë Kosovë që u ndërtua mbi themele të forta, themele që u hodhën para së gjithash nga të rinjtë dëshmorë të cilët sakrifica për liri i bëri të pavdekshëm. Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë. Hamëz dhe Enesa, urime fejesa,  Ju urojmë jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, lumturi dhe harmoni!  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com