DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku

6 Nëntor 2025
A A
Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku
Share on Facebook

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane(PLE), Veton Berisha, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se është i gatshëm për takim me mandatarin, Glauk Konjufca, nëse ky i fundit i dërgon ftesë. Deputeti Berisha tha se nuk ka vija të kuqe për askënd, por paraprakisht duhet të pajtohen për bashkëqeverisje.

‘’Besoj se qëndrimin tim e dini se nuk jam pengues. Nuk më ka kontaktuar ende. Nëse më kontaktojnë jam i gatshëm për takim, do të flasim dhe mandej e shohim se di do të veprojmë. Unë nuk kam vija të kuqe për askënd. Nuk kam probleme me askënd në parime, por normalisht se nëse pajtohemi paraprakisht shkojmë në bashkëqeverisje, nëse jo, jemi në rregull”, tha Berisha.

Deputeti, Veton Berisha, kishte abstenuar gjatë votimit të mandatarit të parë Albin Kurtit për formimin e Qeverisë. Deputeti Berisha së bashku me deputeten boshnjake Duda Bale, janë dy nga tre deputetët që përfaqësojnë pakicat joserbe në Kuvend që kanë shprehur më shumë skepticizëm për të mbështetur formimin e Qeverisë pa marrë parasysh edhe kërkesat e tyre. Edhe deputeti Adem Hoxha nuk e kishte përkrahur formimin e Qeverisë nga Kurti.

Në seancën e 26 tetorit mandatari i parë, Albin Kurti, kishte arritur t’i sigurojë 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Ndërkohë, ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani mandatojë kandidatin e dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufcën. Por, nga LVV-ja kanë thënë se brenda 15 dite të afatit kushtetues besojnë se mandatari i tyre do të arrijë t’i sigurojë 61 vota të nevojshme.

Deri më tash zyrtarisht të gjitha subjektet politike parlamentare shqiptare: PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë thënë se nuk kanë votë për Glauk Konjufcën me arsyetimin e mandatari nuk trashëgohet në mungesë të numrave të nevojshëm.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 579)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 271)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com