DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Berisha: Vjedhja e votës brenda partive është krim elektoral dhe cenon drejtpërdrejt demokracinë

24 Janar 2026
A A
Berisha: Xhelal Sveçla është dezertor lufte
Share on Facebook

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 kanë nxjerrë në pah një fenomen serioz që, sipas tij, po e dëmton drejtpërdrejt procesin demokratik në Kosovë, duke theksuar se manipulimi i votës po ndodh brenda vetë subjekteve politike.

“Vjedhja e votës nga brenda subjekteve politike nuk mund të reduktohet në parregullsi të izoluara apo gabime procedurale, por është ndërhyrje e qëllimshme në procesin zgjedhor dhe, si e tillë, përbën krim elektoral të organizuar”, duke shtuar se kjo praktikë cenon rëndë besimin qytetar dhe parimin e përfaqësimit demokratik.

Ai ka theksuar se një aspekt veçanërisht alarmues i këtij cikli zgjedhor është zhvendosja e manipulimeve drejt qendrave komunale dhe qendrore të numërimit.

“Manipulimi i votës nuk po ndodh më kryesisht në vendvotime, por është zhvendosur në mënyrë sistematike në qendrat e numërimit, aty ku ndikimi i strukturave partiake është më i drejtpërdrejtë dhe ku deformimi i rezultatit bëhet më i sofistikuar”, ka deklaruar Berisha.

Duke folur për përgjegjësinë, ai ka nënvizuar se ajo duhet të trajtohet me qartësi të plotë.

“Përgjegjësia është para së gjithash personale, për çdo individ që ka kryer, urdhëruar, lehtësuar apo toleruar veprime të paligjshme, por njëkohësisht është edhe zinxhirore, sepse procesi zgjedhor funksionon përmes një strukture të organizuar përgjegjësish”, ka theksuar ai.

Berisha ka shtuar se përgjegjësia shtrihet nga komisionerët e vëzhguesit, te shtabet elektorale lokale e qendrore dhe deri te kandidatët që kanë përfituar drejtpërdrejt nga deformimi i rezultatit.

“Këto veprime nuk janë çështje morale apo etike, por çështje penale që kërkojnë reagim të drejtpërdrejtë të organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

Në përfundim, Berisha ka theksuar se asnjë subjekt politik nuk mund të pretendojë legjitimitet apo reformë pa u përballur me këtë fenomen. “Vota nuk është pronë e partive, e shtabeve apo e individëve, por themeli i sovranitetit qytetar; kush e vjedh atë, godet vetë rendin demokratik të shtetit”, ka përfunduar Berisha.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com