DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Berlini pyet “pse Kosova po nënperformon?”, Parisi “i zhgënjyer”: Dy ambasadorët i çojnë porosi Kurtit për bllokadën

21 Maj 2025
A A
Berlini pyet “pse Kosova po nënperformon?”, Parisi “i zhgënjyer”: Dy ambasadorët i çojnë porosi Kurtit për bllokadën
Share on Facebook
  • Rekord i keq botëror 19 seanca të dështuara. Nga Berlini më thërrasin e pyesin: Pse po nënperformon Kosova?

Ishte kjo një nga mesazhet kyçe që ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e dha në “Rubikon” të Klan Kosovës referuar bllokadës dhe mbetjes në vendnumëro në emrin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rohde sërish iu drejtua Vetëvendosjes me mesazhin e disa ditëve më parë: se “kur nuk e arrini qëllimin, ndërroni strategjinë”.

“Marrë shpesh pyetje nga Berlini, a ka edhe një tjetër raund dështimi? A po performon Kosova në nivel më të ulët se ç’duhet?”, tha ai.

“Duhet të gjeni kompromis, këtë deshta me thanë. E para shteti, pastaj partitë politike. Kjo është e keqe për Kosovën dhe frustruese për popullatën e vete”.

Në të njëjtën vijë u shpreh edhe ambasadori francez, Olivier Guerrot: tha se në Paris “ndjehen të zhgënjyer” me gjendjen e krijuar në Kosovë me pafund dështime të seancave për të themeluar institucione funksionale.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale…është në interes të Kosovës dhe shtetasve të saj. Qytetarët meritojnë të kenë institucionet. Edhe ne vendet e huaja na duhet partnerë për të punuar dhe diskutuar me to. Në Paris ishin të interesuar, dhe ju tregova për pozicionin pat, dhe sigurisht ishin të zhgënjyer”, tha ai.

“Duke mos dasur të fajësojë askënd sepse nuk ndihmon…po shoh gjërat, mendoj se të gjitha partitë duhet të mundohen pak më shumë. E jo taktikisht të fitojmë kohë, që tjerët të bëjnë gabime”, shtoi ai.

Dështimi i Kosovës në KiE

Se pse Kosova mbeti jashtë agjendës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës, dy ambasadorët thanë se krykëput ka të bëjë me mosdërgimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komnave të banuara me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese.

“Po të kishte qenë ndryshe, Kosova do të ishte në agjendë”, tha Guerrot.

  • Adriatik Kelmendi: Draft-Statuti ende kusht (për KiE)?
  • Rohde: Po, nga ajo askush nuk lëviz.

Rohde dhe Guerrot thanë se nuk ka të bëjë me krijimin e Asociaconit, por me “bërjen e hapit të parë” që është kontrolli kushtetues i atij dokumenti.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e gjen në përputhjje draft-Statutit, atëher ku është problemi?”, pyeti Guerrot.

Mbyllja e disa zyreve paralele në veri

Guerrot tha se serbët në veri pas mbylljes së disa zyreve paralele “ndjehen të alienuar (tjetërsuar)” dhe se çështjet në veri nuk kanë të bëjnë me “respektim abstrakt të ligjit”.

Ligji, tha a, “thelb ka bërjen e jetës së qytetarëve, më të mirë”.

Rohde, tha madje edhe se me veprimet e veta Qeveria e Kosovës “serbët e veriut po i dërgon edhe më shumë në krahët e Beogradit”.

Guerrot, në anën tjetër, tha se disa nga ato institucione kanë “ndikim të ndjeshëm” në jetën e serbëve të veriut.

“Disa nga institucionet parlalele që janë mbyllur kanë pasur ndikim të ndjeshëm të popullatës. Mënyra për të implementuar ligjin duhet të merret në konsideratë se si ndikon në jetët e përditshme të njerëzve. Ligjet janë për t’u përmirësuar jetën njerëzve. Ky është thelbi i ligjit. Serbët në veri ndjehen të alienuar (tjetërsuar)”, shtoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com