DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Besnik Shabiu: Me qejfin tem, sot i kthej ata prej Hagës, por pa ndërkombëtarët nuk mund të bëjmë asgjë!

9 Tetor 2026
A A
Besnik Shabiu: Me qejfin tem, sot i kthej ata prej Hagës, por pa ndërkombëtarët nuk mund të bëjmë asgjë!
Share on Facebook

Analisti Besnik Shabiu ka folur për ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke theksuar se për të ndihmuar krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nevojitet edhe mbështetja e ndërkombëtarëve.

Në emisionin “Forum” në DTV Media, gjatë debatit me analistin Visar Ymeri, Shabiu deklaroi se, po të varej vetëm nga dëshira e tij, do t’i kthente menjëherë krerët e UÇK-së nga Haga, por sipas tij, Kosova nuk mund ta bëjë këtë pa ndihmë dhe përkrahje ndërkombëtare.

“Me qejfin tem, unë sot i kthej ata prej Hagës, po pa ndërkombëtarët nuk është që mujna me ba najsen. Na duhet shumë ndihmë”, u shpreh Shabiu.

Duke komentuar votimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, analisti foli edhe për presionin qytetar që u shfaq përmes protestave kundër trajtimit të krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas tij, reagimi i qytetarëve ka qenë pjesë e debatit politik rreth këtij ligji dhe qëndrimit të institucioneve.

Shabiu përmendi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tij, nuk është pajtuar me ligjin e miratuar në Kuvend. Ai tha se Kurti ka theksuar se ligji nuk është çështje urgjente, ndonëse votimi dhe protestat kanë nxitur debat të madh politik e publik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 189)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com