DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit

4 Nëntor 2025
A A
Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
Share on Facebook

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Tahirit, zgjedhjet janë “të pashmangshme”, ndërsa përgjegjësinë për humbjen e kohës, energjive dhe mundësive ia atribuoi “paaftësisë së Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të ndërtuar ura komunikimi e bashkëpunimi”.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, përderisa përgjegjësia për humbjen e kohës, energjive, financave, mundësive – por edhe të shpresës – i takon, në fund të fundit, paaftësisë së Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi; diçka që është thelbësore për normalitetin e një demokracie”, tha Tahiri.

Ai shtoi se fokusi duhet të jetë tek krijimi i një fryme të re politike që do të mundësojë “standard, zhvillim dhe shpresë” për të ardhmen e vendit.

“Prandaj, çështja që duhet ta preokupojë secilin nuk është nëse do të ketë apo nëse duhet të ketë zgjedhje, por si të arrijmë në një stad dhe momentum ku zgjedhjet do të prodhojnë një frymë dhe klimë të re”.

“Nga kjo varet fuqia e shoqërisë për të projektuar një të ardhme ndryshe – me standard, zhvillim dhe shpresë”, tha Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 715)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com