DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bieber: Në këtë pikë, dialogu Kosovë – Serbi është vetëm për menaxhim stabiliteti – jo për zgjidhje

7 Korrik 2026
A A
Bieber: Në këtë pikë, dialogu Kosovë – Serbi është vetëm për menaxhim stabiliteti – jo për zgjidhje
Share on Facebook

Profesori në Universitetin e Gracit, Florian Bieber, ka komentuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga ana e Bashkimit Evropian.

Në një përgjigje për REL, Bieber ka pasur një interpretim interesant.

Sipas tij, në këtë pikë dialogu ka të bëjë vetëm me menaxhimin e stabilitetit.

Ai thotë se Bashkimi Evropian e ka lidhur përparimin e Kosovës në procesin e integrimit me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – një proces që, sipas tij, prej kohësh ka humbur momentumin.

“Në këtë pikë, dialogu ka të bëjë vetëm me menaxhimin e stabilitetit, jo me ndonjë zgjidhje. Për rrjedhojë, vështirë se mund të ketë përparim në perspektivën evropiane të Kosovës, derisa Bashkimi Evropian ose të heqë dorë nga kushtëzimi i saj me dialogun, ose derisa vetë dialogu të marrë një drejtim më serioz”, thotë Bieber për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo do të thotë se edhe një presidencë e Këshillit të BE-së që e ka zgjerimin në mesin e prioriteteve, ka pak hapësirë për të ndryshuar dinamikën në raport me Kosovën.

Në rastin më të mirë, thotë ai, Presidenca irlandeze mund të nxisë një diskutim mbi mënyrën se si është ndërtuar procesi i zgjerimit për Kosovën dhe nëse perspektiva e saj evropiane duhet të vazhdojë të kushtëzohet nga dialogu me Serbinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 610)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 759)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (351)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com