DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave

1 Qershor 2025
A A
Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave
Share on Facebook

Nga sot bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë.

Ndaj kësaj ka reaguar Agjencia Kosovare e Bizneseve, duke kërkuar pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh kundërshtimin e vendosur dhe të plotë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili nga sot ka hyrë në fuqi dhe ka detyruar afro 1300 biznese në Kosovë të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, me çmime shumë më të larta dhe të papërballueshme. Ky vendim, i cili është marrë kundër komunitetin e biznesit dhe pa asnjë analizë të ndikimit ekonomik, do të sjellë pasoja të rënda për ndërmarrjet vendore. Nga sot, bizneset do të përballen me një rritje ekstreme të çmimit të energjisë – mbi 250% më shumë se një vit më parë.”

AKB thotë se ZRRE ka vepruar njëanshëm, pa transparencë dhe e ka shpërfillur realitetin ekonomik të vendit.

“ZRRE ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë dhe duke shpërfillur realitetin ekonomik të vendit. Ky vendim është goditje direkte ndaj sektorit privat, që është shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës, dhe rrezikon qindra vende pune, ul konkurrencën, dhe nxit rritjen e çmimeve për konsumatorët. Ky vendim ka nxitur reagime të forta nga komuniteti i biznesit dhe ka sjellë protesta të qindra ndërmarrësve dhe punëtorëve në mbarë vendin.”

Përveç anulimin e vendimit ose shtyrjen e tij për një vit, AKB ka kërkuar edhe fillimin e një dialogu të hapur me institucionet.

“Në emër të bizneseve vendore, AKB kërkon: Anulimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së, ose së paku shtyrjen e tij për një periudhë prej një viti. Fillimin e një dialogu të hapur dhe të sinqertë me institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit e biznesit për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë. Përgjegjësi institucionale nga ZRRE për dëmin që i shkaktohet bizneseve dhe ekonomisë së vendit. Nëse ky vendim nuk pezullohet, bizneset do të vazhdojnë kundërshtimin në të gjitha format demokratike e ligjore, përfshirë protesta të organizuara në edhe në mbarë Kosovën. Protesta nuk është zgjedhja jonë, por është bërë e pashmangshme. Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësisë! Do ta mbrojmë punën tonë, të ardhmen tonë dhe të drejtën për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com