Sot mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta bërë funksionale legjislaturën e nëntë.
Me këtë seancë konstituive, deputetët e zgjedhur po i afrohen të 50-ës dhe assesi nuk po arrijnë ta zhbllokojnë Kuvendin e Kosovës.
Procesi ka ngecur tek zgjedhja e kreut të parlamentit ku Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me kandidaten e njëjtë, Albulena Haxhiu.
