Qarkullimi është pezulluar në hyrje të tunelit në aksin Tiranë–Elbasan, ku dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor.
Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë.
Ende nuk dihet sa automjete mund të jenë përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar.
Priten informacione të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe rikthimin e qarkullimit.
