DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bodrumi diplomatik me “punë shtesë”, Ministria e Jashtme i jep edhe 10% të tjera kompanisë për llogaritje të gabuara

22 Prill 2025
A A
Bodrumi diplomatik me “punë shtesë”, Ministria e Jashtme i jep edhe 10% të tjera kompanisë për llogaritje të gabuara
Share on Facebook

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në korrik të vitit të kaluar, kishte nënshkruar një kontratë në vlerë prej 194,575.00 euro për renovim dhe riorganizim të bodrumit të ndërtesës së saj, shkruan Demokracia.com.

Por edhe ky investim, që mund të mbulonte koston për ndërtimin e tri shtëpive të vogla, nuk ka mjaftuar.

Sikur të kishim të bënim me ndonjë tunel apo ndonjë bunkier ushtarak, ndoshta do kuptohej këtë pasaktësi projektimi. Por, në fakt është një bodrum. Dhe sërish, Ministria nuk ka arritur ta planifikojë saktë. Prandaj, prokurimi i MPJD-së ka lidhur një kontratë të re të negociuar më kompaninë “Lurn”, për të përfunduar atë që nuk u përfundua me kontratën fillestare.

Vlera e kësaj kontrate të dytë është 19,390.00 euro, që për fat (ose për llogari shumë të kujdesshme) përbën pikërisht 9.96% të shumës së kontratës së parë. Ministria është kujdesur që të mos e kalojnë kufirin e 10%, që është tavani ligjor për punë shtesë në kontrata publike.

Punët “e padukshme” shtesë janë përmbledhur në pesë pozicione më së shumti te “termoizolimi”, apo siç përshkruhet në dokument, “lyerja e murit me rërë”.

MPJD-ja i ka dërguar letër Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për të kërkuar miratimin e këtyre punëve shtesë, me arsyetimin se “janë paraqitur nevojat” që nuk ishin paraparë në kontratën e parë. Si gjithmonë, fajin e ka nevoja, jo planifikimi, jo kompetenca, e as përgjegjësia.

Demokracia.com kishte raportuar që në vitin e kaluar për këtë kontratë luksoze për bodrumin, e cila përfshinte edhe mobilimin dhe jo çfarëdo mobilimi, por të atij lloji që të bën të harrosh që je nëntokë. E gjithë kjo gëlltiti mbi 200 mijë euro. Sa për krahasim, me aq para mund të ndërtoheshin tri shtëpi të reja për familje në nevojë. Por jo, këtu zgjidhet problemi i bodrumit diplomatik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 788)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com