DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Borxhi ndaj Ujësjellësit Prishtina mbi 45 milionë euro, ofrohet riprogramim i pagesës pa kosto shtesë

9 Gusht 2025
A A
Borxhi ndaj Ujësjellësit Prishtina mbi 45 milionë euro, ofrohet riprogramim i pagesës pa kosto shtesë
Share on Facebook

Borxhi i përgjithshëm ndaj Kompanisë rajonale të ujësjellësit Prishtina është mbi 45 milionë euro, prej të cilave 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe 5 milionë nga bizneset.

Këto të dhëna i bëri të ditura zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Ajo në intervistë për Ekonomia Online tha se konsumatorët me borxhe nga 1 deri në 4 mijë euro mund të riprogramojnë pagesat në këste mujore nga 12 deri në 36 muaj, pa asnjë kosto shtesë.

“Rreth 45 milionë euro është borxhi total, 5 milionë euro sektori i bizneseve të vogla dhe të mëdha, 40 milionë euro sektori i amvisërisë. Ne kemi shpeshherë brenda një muaji shkallën e arkëtimit mbi 100 për qind, mirëpo kanë mbetur borxhet e vjetra. Secili konsumator që ka borxhin 1 deri 4 mijë euro mund të vijë në ujësjellës dhe të bëjë riprogramim të borxhit me këste mujore prej 12-36 muaj, pa ndonjë kosto shtesë. Pra, kemi lehtësira për konsumatorët, të cilëve iu kanë grumbulluar borxhet për arsye të ndryshme”, tha Mjeku.

Ajo bëri thirrje për vetëdijesim qytetar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit në kohën kur rajoni përballet me mungesa të ujit të pijshëm.

“Borxhi nuk mund të fshihet, sepse ne duhet të paguajmë për shërbimet e ujësjellësit në mënyrë që të investojmë në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe se pagesat për faturat e ujit janë obligim ligjor. Secili qytetar duhet të vetëdijesohet që çdo pikë uji ka vlerë. Ne po i shohim edhe vendet e rajonit që po kanë kriza për ujë të pijshëm, siç është rasti i fundit me Greqinë. Ne ende nuk kemi krizë të ujit të pijshëm, andaj t’i ruajmë këto burime të ujit, të paguajmë për këto burime, të paguajmë për ujin që marrim në krojet tona, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do ta zgjerojmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit për një furnizim gjithnjë e më cilësor”, tha për Ekonomia Online, Mjeku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com