DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Botërori 2026 ndez merkaton, 10 futbollistë që mund të bëjnë lëvizje milionëshe këtë verë

13 Korrik 2026
A A
Botërori 2026 ndez merkaton, 10 futbollistë që mund të bëjnë lëvizje milionëshe këtë verë
Share on Facebook

Paraqitjet e shkëlqyera në Kupën e Botës 2026 kanë rritur ndjeshëm interesimin e klubeve të mëdha evropiane për disa prej futbollistëve që lanë gjurmë në turne.

Pas përfundimit të garës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, klubet më të fuqishme kanë nisur të lëvizin për të siguruar shërbimet e talenteve të rinj dhe emrave të konsoliduar që u dalluan në skenën botërore.

Në mesin e lojtarëve më të kërkuar është mesfushori meksikan 17-vjeçar Gilberto Mora, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve si Real Madridi, Barcelona, Liverpooli, Manchester City dhe Arsenali.

Edhe Antonio Nusa i Norvegjisë dhe Crysencio Summerville i Holandës pritet të jenë ndër emrat më të nxehtë të afatit kalimtar, me disa klube të Premier Ligës që po përgatitin oferta.

Mesfushori brazilian Bruno Guimarães mbetet një tjetër objektiv i madh, me Arsenalin që shihet si një prej skuadrave më të interesuara për transferimin e tij, ndërsa vlera e kartonit të tij mund të kalojë 80 milionë funte.

Në listën e lojtarëve që kanë rritur vlerën pas Botërorit janë edhe talenti maroken Ayyoub Bouaddi, sulmuesi i Bregut të Fildishtë Yan Diomande, mbrojtësi i Afrikës së Jugut Mbekezeli Mbokazi, si dhe Tarik Muharemovic i Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë, Julian Quinones i Meksikës dhe Elijah Just i Zelandës së Re janë gjithashtu në radarin e disa klubeve pas paraqitjeve të tyre mbresëlënëse.

Merkatoja e verës pritet të jetë ndër më aktivet e viteve të fundit, me klubet që synojnë të përfitojnë nga shpërthimi i yjeve të rinj dhe performancat e tyre në skenën më të madhe të futbollit botëror.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 654)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 693)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com