DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Buja: Presidentja e ka në kompetencë shkarkimin e gjyqtarëve nëse e sheh si rrezikshmëri për sigurinë kombëtare

6 Gusht 2025
A A
Buja: Presidentja e ka në kompetencë shkarkimin e gjyqtarëve nëse e sheh si rrezikshmëri për sigurinë kombëtare
Share on Facebook

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka adresuar konferencën e presidentes Vjosa Osmani ku kjo e fundit ka njoftuar për tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

“Realisht, presidentja e ka në kompetencë shkarkimin e gjyqtarëve nëse e sheh si rrezikshmëri për sigurinë kombëtare, pra, ajo i ka këto kompetenca”, ka thënë Buja në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Është i habitshëm ky veprim. Nuk i sheh veprimet e tjera. Në një emision tjetër e kam thënë që një drejtor i Inspektoratit Policor në kohën e Serbisë ka qenë ai që e ka kthyer lëndën në rigjykim për të gjithë eprorët e UÇK-së, ish-gjyqtari i Millosheviqit, i cili ka dhënë dënime deri në 25 vjet. Dhe kjo nuk bëri fare përshtypje, as te institucionet, madje as te një pjesë e qytetarëve”.

Sipas Bujës, Osmani vijon të jetë në sinkrion me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Presidentja sheh një emër që në vitin 2018 paska pasur protesta kur është emëruar, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta shkarkuar apo për të marrë masa kushtetuese e ligjore. Tani del në konferencë për shtyp dhe thotë një gjë të tillë”.

“Realisht, kjo më shumë i ngjan një loje për ta shtyrë çështjen drejt një praktike të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që presidentes t’i jepen kompetencat për t’i shpallur zgjedhjet. Por siç duket, ajo nuk e ka gatishmërinë për një veprim të tillë, sepse sipas mendimit tim, mund të jetë në sinkronizim me kryeministrin”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com